English

Meksiko, burri mori peng e përdhunoi 8 të mitur, njërën e vrau bashkë me foshnjen

Meksiko, 7 shtator 2011, NOA – Për shtatë vite me radhë tetë minorenë janë mbajtur peng, përdhunuar dhe dy prej tyre në fund edhe janë vrarë në një lagje tejet të populluar të kryeqytetit të Meksikës, Meksiko, nga një 32-vjeçar. Autori i ngjarjes së rëndë që ka shokuar qytetin është 32-vjeçari Jorge Antonio Iniestra, i arrestuar më në fund bashkë me shoqen e tij 44-vjeçare Clara Tapia. 44-vjeçarja Tapia është nëna e tre viktimave të njeriut me të cilin bashkëjetonte, përkatësisht e një djali dhe e dy vajzave. Nga përdhunimet e përsëritura të të dy vajzave, 32-vjeçari Iniestra ka patur pesë fëmijë. I arrestuari mësohet se ka vrarë njërën prej dy vajzave të bashkëjetueses së tij Clara Tapia dhe një foshnje tremuajshe që pati me të miturën. mit/NOA

KOMENTE