Tiranë, 7 shtator 2011, NOA – Deputetët e opozitës i janë rikthyer sot punës në komisionet kuvendore pas një bojkoti disa mujor. Pavarësisht ndryshimit të kursit politik, të majtët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim opozitar ndaj ligjeve të propozuara nga qeveria. Kështu, ata kërkuan sot shqyrtimin e projektligjit për SHISH-in, ndërsa deklaruan se është e patolerueshme që ky institucion të këtë 7 vjet pa kontroll nga Kuvendi. Në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të Sigurisë, deputetët Gjoni e Lutaj kërkuan diskutimin e këtij projektligji në një prej seancave plenare të Kuvendit. “U bë një vit që është hartuar një projektligj për mbikëqyrjen parlamentare të Shërbimeve Informative, një projektligj i cili është hartuar edhe me konsulencën e OSBE-së dhe ekspertëve britanikë të komisionuar nga OSBE. Projektligji është në Kuvend dhe unë mendoj që është momenti që ta marrim në shqyrtim, t’ja sygjerojmë kryetares së Kuvendit që ai të futet në axhendën e këtij Kuvendi, për tu marrë në shqyrtim sa më shpejt”, u shpreh Gjoni. Deputeti Pirro Lutaj tha se është e patolerueshme që SHISH nuk kontrollohet nga Kuvendi. “Shërbimit Informativ të Shtetit shqiptar prej 7 vitesh i mungon kontrolli parlamentar i tij. Kontrollin parlamentar të shërbimeve e keni bërë vetëm me një raportim që na ka nxjerrë kryetari i SHISH. Ju mund t’i sygjeroni kryeparlamentares që të ngrejmë një komision për kontrollin e institucioneve të sigurisë”, tha ai. Sipas Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Leonard Demi më parë duhet të miratohet ligji për SHISH. “Jemi duke punuar për ligjin e SHISH bashkërisht, që ai të jetë si në të gjitha vendet e tjera demokratike”, tha Demi. Deputetët e opozitës kërkuan që ministri Jashtëm Edmon Haxhinasto, ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe ai i Drejtësisë Eduard Halimi të raportojnë për çështje të mprehta që