English

Palestina: Ne duhet të jemi në OKB

Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Për Çlirimin e Palestinës konfirmon te drejtën e saj legjitime për në Kombet e Bashkuara Wafa Ramallah, 7 Shtator 2011 - Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Çlirimtare të Palestinës tha se: qasja në Kombet e Bashkuara për të kërkuar anëtarësim, është një e drejtë e natyrshme, historike dhe ligjore e popullit tonë në përputhje me të drejtën tij për të krijuar shtetin e vet, të pavarur brenda kufijve te 1967, me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet. Sekretariati i Komitetit Ekzekutiv, në një deklaratë për shtyp të hënën, tha se ajo është një e drejte e garantuar nga të gjitha kartat ndërkombëtare, që prej vitit 1919 në Kartën e Lidhjes së Kombeve, në Traktatin e Lozanës ne vitin 1923, duke përfshirë Kartën e rezolutave të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara 181 në vitin 1947, e cila ndau Palestinën në dy shtete, dhe që ende u ofron atyre kushtet e legjitimitetit ndërkombëtar që të sigurojë të drejtën e popullit palestinez për sovranitet dhe pavarësi kombëtare, një tipar i shquar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe një baze urdhëruese në ligjin ndërkombëtar i cili duhet respektuar në të gjitha kohërat dhe duhet zbatuar nga të gjithë shtetet. Ajo theksoi se kjo qasja e mbron identitetin tonë kombëtar dhe të gjitha të drejtat e patjetërsueshme, duke përfshirë të drejtën për vetëvendosje pa ndërhyrje nga jashtë, ngritjen e një shteti demokratik të pavarur, kthimin e refugjatëve në bazë të Rezolutës 194, duke theksuar se organizata ka udhëhequr që nga fillimi i tij luftën e popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë në bazë të besimit tek te drejtat dhe parimet, dhe mbi bazën e legjitimitetit ndërkombëtar. Në një deklaratë për shtyp dërguar për agjencinë NOA nga Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë, vlerësohet se kjo qasje ne Kombet e Bashkuara nuk bie në kundërshtim me procesin e paqes, por është ne përputhje me iniciativën arabe te paqes, planin “Road Map” dhe konsensusin ndërkombëtar i cili përkon ne zgjidhjen e dy shteteve. Ajo theksoi se anëtarësimi i shtetit të Palestinës në Kombet e Bashkuara, në një pozitë të barabartë me të gjithë popujt e botës, është një hap i rëndësishëm në luftën për t'i dhënë fund pushtimit izraelit, që filloi në 1967 dhe arritjen e pavarësisë, e cila është thelbi i "Nismës se Shtatorit': Konfirmimi i të drejtës se popullit palestinez për vetëvendosje, ngritjen dhe njohjen e shtetit të Palestinës me Jerusalemin Lindor kryeqytetin e saj, anëtarësim me te drejta te plota dhe te barabarta me te gjithë vendet e tjera te botes ne Kombet e Bashkuara, një çështje kjo e cila nuk mund të anashkalohet. Komiteti theksoi se anëtarësimi i shtetit të Palestinës në Kombet e Bashkuara, do të rrisë rolin e Organizatës Çlirimtare të Palestinës në mbrojtjen e të drejtave legjitime palestineze dhe nuk do të ndikojë në rolin dhe statusin e përfaqësimit të OCP, si përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit tonë. Nuk do te preke vendin e saj legjitim dhe nuk do te ndikoje në përfaqësimin e refugjatëve palestinezë për te fituar te drejtat e tyre, përfshirë edhe të drejtën e tyre për kompensim në bazë të Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nr 194 datë 11 dhjetor 1948. Ai shtoi se kjo e drejte është e mbrojtur nga legjislacioni ndërkombëtar, rajonal dhe kombëtar, duke përfshirë edhe vendimet e Kuvendit Popullor dhe Deklaratën e Pavarësisë, Deklarata e Këshillit Kombëtar për formimin e Qeverisë së Përkohshme të Shtetit të Palestinës, e cila u miratua në Asamblenë Kombëtare në Sesionin e saj të nëntëmbëdhjetë, më 15 Nëntor 1988, e cila i dha Komisionit Ekzekutiv te OCP detyrën e formimit te qeverisë së përkohshme të shtetit të Palestinës. Komiteti i bëri thirrje popullit tonë në të gjitha vendet e pranisë së tij, në territoret e pushtuara e në diasporë, te gjithë liridashësve, të burgosurve tanë, të mblidhen rreth udhëheqjes për të arritur këtë qellim te larte, i cili do të sjelle pavarësinë dhe arritjen e të gjitha të drejtave kombëtare. Ai vlerësoi gjithashtu qëndrimin e miqve arabe dhe vendeve paqedashëse ne mbështetje te Palestinës dhe nismës se saj ne Kombet e Bashkuara, duke përsëritur thirrjen drejtuar të gjithë vendeve te botës, të mbështesin nismën palestineze për të shkuar në Kombet e Bashkuara, si mënyra më e mirë për të sjellë paqe në rajon në bazë të zgjidhjes se dy shteteve. Ajo theksoi se OCP është përfaqësuesi i vetëm legjitim i këtij populli trim dhe luftarak, respektues i parimeve dhe të drejtave, dhe ende është mbrojtëse e të drejtave ligjshme kombëtare te patjetërsueshme, përfshirë të drejtën e kthimit te refugjateve dhe atë të pavarësisë. Komiteti ka theksuar se është koha për t’i mundësuar popullit tonë të drejtën e tij historike ne ngritjen e shtetit, dhënien fund të pushtimit dhe kthimin e refugjatëve të tij, këto janë momente historike e askush nuk mund të ndale rrotën e historisë. e.t/NOA

KOMENTE