Kaliforni, 7 Shtator NOA - Scarlett Johansson tashmë siç dihet përveç talentit të saj si aktore zotëron dhe aftësinë për të kënduar.
Pas publikimi të një albumi me këngët e Tom Waits është rikthyer sërish në botën e muzikës.
Këtë herë diçka të tillë e ka bërë me qëllim homazhesh për dy artistë të mëdhenj si kantautori Serge Gainsbourg dhe aktorja Brigitte Bardot.
Së bashku me të birin Serge, Lulu, ka duetuar në këngën historike “Bonnie & Clyde” që është regjistruar në vitin 1968.
Kënga do të futet në albumin e tributit “From Gainsbourg To Lulu”, i cili do të publikohet më 14 nëntor.
r.b/NOA