English

Shkëmbim me armë zjarri në Nju Jork, numërohen 3 viktima

Nju Jork, 7 Shtator NOA - Është prej tre persona të vdekur bilanci i një shkëmbimi me armë zjarri që ka shpërthyer në afërsi të përvjetorit West Indian Day, në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Michael Bloomberg, i cili ka theksuar se dy prej viktimave ishin agjentë.

Shkëmbimi i zjarrit nisi mes dy personave të armatosur vetëm pak çaste pas sfilatës dhe kur agjentët mbërritën u morën në shënjestër duke kthyer dhe përgjigje.

Mes viktimave dhe një kalimtare 56-vjeçare që ndodhej aty së bashku me vajzën e saj.

Kryebashkiaku i qytetit, Bloomberg, ka folur për “vrasje të pakuptimta” dhe ka shtuar: “Është një çështje jetë a vdekje dhe në këtë rast viktima ishte një njujorkez i pafajshëm”.

Më pas është njoftuar gjithashtu se dy personat në fjalë kishin një histori të gjatë kriminale.

Dëshmitarët tregojnë se shkëmbimet me armë zjarri zgjatën të paktën 30 sekonda.

r.b/NOA

KOMENTE