Tiranë, 7 Shtator 2011 NOA – Një vrasje ka ndodhur vetëm para pak minutash në kryeqytet me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri. Krimi ndodhi në afërsi të një banese në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, në mjediset e komunitetit rom. Burime në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se si pasojë e një shkëmbimi zjarri me armë të llojit “Kallashnikov”, ka gjetur vdekjen Arian Merdani 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është plagosur edhe një person tjetër i cili në gjendje të rëndë për jetën po transportohet drejt spitalit. Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e rastit. e.t/NOA