English

Shok në Durrës, abuzojnë seksualisht me vajzën duke dhunuar prindërit

Durrës, 7 Shtator 2011 NOA – Një ngjarje skandaloze dhe e frikshme ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një vajzë është bërë pre e dhunës seksuale brenda shtëpisë së saj, nga dy djem të cilët duke dashur të shuajnë epshet e tyre kanë sulmuar dhe të atin e nënën e vajzës duke plagosur prindin e pambrojtur. Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të ditës së djeshme në banesën e familjes së një vajze 23-vjeçare në lagjen nr 15 të qytetit bregdetar. Dy djemtë, Agustin Shkurti 22 vjeç dhe Martin Prenga, 32 vjeç, shokë e fqinjë mes tyre, kanë hyrë brenda banesës, shtëpi përdhese dhe i janë sulur vajzës 23 vjeçare për ta përdhunuar. Ata hynë nga dritarja e dhomës së vajzës. Në dhomën ku flinte vajza gjendej edhe e ëma. Njëri nga dy djemtë ka izoluar me forcë nënën kurse tjetri i është sulur të përdhunojë vajzën tjetër. Në precipitim e sipër të ngjarjes, në dhomë për shkak të klithmave ka hyrë i ati i cili u tmerrua kur pa se vajza ishte me rroba të shqyera nga njëri prej djemve kurse e shoqja me gojë të mbyllur nga duart e agresorit tjetër. Në kohën kur ka ndërhyrë i ati i vajzës, ky i fundit është goditur me grushte nga autorët. Duke parë se s’mund të arrihej të plotësohej më tej plani i tyre, dy agresorët më pas janë larguar duke u hedhur nga dritarja. Në lidhje me ngjarjen ëhstë kërkuar ndihma e policisë. Në vendin e krimit kanë mbërritur forca policore. Përmes një informacioni zyrtar, policia e Drejtorisë së Durrësit i tha agjencisë NOA se u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve të cilët dyshohen si autorë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.15 Durrës. Identitetet e tyre janë Martin Prenga, 32 vjeç, banues ne lagjen Nr. 15 Durrës dhe Agustin Shkurti, 22 vjeç, edhe ai banues ne lagjen Nr. 15 Durrës. “Personat në fjalë rreth orës 02.30, kanë hyrë në banesën e një 23-vjeçareje në lagjen Nr.15 Durrës dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Në kohën kur ka ndërhyrë i ati i vajzës, ky i fundit është goditur me grushte nga autorët, të cilët më pas janë larguar. Po punohet për kapjen e dy shtetasve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, - tha zyrtarisht policia. Ajo pohoi se materialet për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe dëmtimeve te tjera me dashje iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës. e.t/NOA

KOMENTE