E mërkurë, 7 shtator 2011, NOA- Ishte dita dedikuar vizitës së sekretarit të Ligës Arabe në Damask, por u shndërrua në ditën e disatë të represionit të realizuar nga forcat besnike të regjimit të Assad në Siri. Sipas të dhënave të deritanishme të paktën 21 civil janë vrarë në Homs dhe në zona të tjera bastione të revoltës, ndërsa nga ana e mediave zyrtare flitet për një ofensivë nga ana e bandave terroriste. Ndërkaq Franca akuzon Damaskun për krime kundër njerëzimit. a.y/NOA