English

Tentuan të përdhunojnë 23 vjeçaren, shpallen në kërkim të rinjtë

Durrës, 7 shtator 2011, NOA – Dy persona janë shpallur nën kërkim pasi kanë tentuar të përdhuojë një 23 vjeçare. Martin Prenga, 32 vjeç dhe Agustin Shkurti, 22 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 15 në Durrës, dyshohet se rreth orës 02.30, kanë hyrë në banesën e një 23-vjeçareje. Ata kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Në kohën kur ka ndërhyrë i ati i vajzës, ky i fundit është goditur me grushta nga autorët, të cilët më pas janë larguar. Po punohet per kapjen e dy shtetasve të sipërcituar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.q/NOA

KOMENTE