E mërkurë, 7 shtator 2011, NOA- Djali i Muammar Geddafit, Hannibal dhe gruaja e tij Aline ndëshkonin shërbyeset e tyre duke i qëlluar me thikë dhe ujë të nxehtë në kokë. Ky lajm doli nga një kuzhinier turk, ish-punonjës i çiftit i cili ka demonstruar edhe shenjat e disa goditjeve me thikë. Sipas tij, viktimë e ndëshkimeve të tyre ishte edhe një dado nga Etiopia 30 vjeçe, të cilës i kishin besuar kujdestarinë e djalit dhe të vajzës. Siç raporton ANSA, sipas kuzhinierit turk thuhet se ajo që i ka hedhur ujin e valuar në kokë, ishte nusja e Geddafit, Aline, e cila e bëri këtë veprim vetëm sepse dadoja nuk kishte pranuar që të rrihte vajzën. a.y/NOA