English

Vrasja në Tiranë, në luftë me vdekjen i ati dhe kunati i viktimës

Tiranë, 7 Shtator 2011 NOA – Vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë ka për autor një fqinjë të viktimës, kurse krimi erdhi si rrjedhojë e sherrit të grave të tyre për motive banale. Ngjarja ndodhi në afërsi të një banese në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, në mjediset e komunitetit rom, pranë rrugës “Aleks Buda”. Burime në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se si pasojë e një shkëmbimi zjarri me armë të llojit “Kallashnikov”, ka gjetur vdekjen Arian Mejdani 28 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu janë plagosur edhe dy persona. Në gjendje të rëndë u dërguan në spitalin e Tiranës, Saimir Mejdani, babai i të ndjerit dhe Besnik Muharremi, kunati i të ndjerit Arian Mejdani. Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e rastit. Ata konfirmojnë se i dyshuar i vetëm i vrasjes është Artan Shaku, 35 vjeç, i cili është shpallur në kërkim pasi është zhdukur nga vendngjarja. Nga hetimet e para rezulton se ka qenë një grindje e vazhdueshme e gruas së të ndjerit dhe të dyshuarit të krimit që çoi në gjakderdhjen e sotme. Mësohet se i atdhe kunati i Arianit kanë shkuar tek Maku në përpjekje për të shuar sherrin, por ka nisur një nxehje gjakrash që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur me “Kallashnikov”. e.t/NOA Foto: Pamje nga vendngjarja, pak pas krimit

KOMENTE