English

Ambasadorja britanike në Tiranë: Siguria juridike kërkon reformë komplekse

Tiranë, 8 shtator 2011, NOA - Ministri i Drejtësisë,Eduard Halimi priti sotnjë takim kortezie, Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mcllwham. “Arritja e një prej prioriteteve të mia madhore siç është siguria juridike në vend kërkon një reformë komplekse të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë, noterisë, sistemit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe atij të vuajtjes së dënimit. Si pjesë e sistemit secili prej tyre luan rol në sundimin ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit dhe të veçuar nuk mund të arrijnë rezultate.”- deklaroi Ministri Halimi . Mbikëqyrja elektronike e të dënuarve, një nga nismat më ambicioze të ministrit Halimi ishte një nga pikat kryesore të bisedës që mori një trajtim të veçantë për shkak të mbështetjes që Ambasada Britanike po i jep sistemit penitenciar nëpërmjet aplikimit dhe implementimit të Projektit të Binjakëzimit me Shërbimin e Provës Britanik. Nga ana e saj Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mcllwham, e gatshme për të mbështetur ministrin Halimi në prioritet e tij, deklaroi mbështjen për një sërë çështjesh sensitive dhe me rëndësi për Ministrinë e Drejtësisë siç janë : ecuria dhe përfundimi me sukses i binjakëzimit të Shërbimit të Provës; përfundimi i procesit të Mbikëqyrjes Elektronike; përmirësimi në ligjin për profesionin e avokati dhe në Ligjin për Gjykatën e Lartë; si dhe asistimin, në një nga nismat ende të papërfunduara në kuadër të Ligjit për Organizimin e Gjyqësorit, një sistem pikëzimi për gjyqtarët, me qëllim vlerësimin objektiv e ngjitjen ne karrierë në bazë të meritave, profesionalizmit dhe integritetit. a.q/NOA

KOMENTE