English

Bizhuteritë e famshme të Elizabeth Taylor dalin në ankand

Tiranë, 8 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Elizabeth Taylor ka shumë dashuri në jetën e saj, por diamantet janë vërtet një pjesë tepër e ngushtë e jetës së saj. Aktorja ka grumbulluar diamante dhe bizhuteri mahnitëse, të cilat do të nxirren në ankand në Christie's in New York, nga data 13-14 Dhjetor. Besohet se Taylor gëzon një nga koleksionet me bizhuteri më të pasura në botë, me një vlerë prej 30 milionë dollarësh amerikanë. Në vitin 2002, ajo është shprehur: “Unë kurrë nuk i mendoj bizhuteritë e mia si një trofe. Kur unë të ndërroj jetë dhe bizhuteritë e mia të dalin në ankand, shpresoj se kushdo që do ti blejë ato, do të fitojë një atmosferë të këndshme.” Ky gjerdan prej diamanti, Bulgari qe shihni ne kete foto, ishte një dhuratë nga burri i saj, Richard Burton. a.k/e.t/NOA

KOMENTE