Tiranë, 8 Shtator 2011 NOA – Deputeti Dritan Prifti padit në Gjykatën e Lartë ILDKP-në dhe kërkon anulim të vendimit të saj për ta gjobitur me shumën 300 mijë lekë. Gjoba nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive erdhi nën dyshimet e konfliktit të interesit pasi punësoi në ministrinë që drejtonte, atë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, një punonjës të kompanisë që kontrollon bashkëshortja e Priftit. Dritan Prifti kërkon nga Gjykata e Lartë që të shpallë të pavlefshme gjobën ndaj tij. Dërgimi i çështjes në Gjykatën e Lartë erdhi pasi ajo e Shkallës së Parë Tiranë me gjyqtare Anila Kristani vlerësoi mospasje kompetence pasi Prifti është deputet ndaj dhe pushoi çështjen e padisë për shfuqizim/ndryshim akti administrativ. Me rekursin që bën në Gjykatën e Lartë, z.Prifti kërkon edhe interpretim edhe shqyrtim të çështjes. e.t/NOA