Los Anxhelos, 8 Shtator 2011 NOA - Tashmë është zyrtare: Komediani Eddie Murphy do të prezantojë ceremoninë e Oscar 2012, në program më 26 shkurt, në tetarin Kodak të Los Anxhelos.
Lajmi është njoftuar nga organizatorët e mbrëmjes, që ka arritur në edicionin e 84-t të saj.
Sezonin e kaluar, në prezantimin e mbrëmjes, kanë qenë protagonistë Anne Hathaway dhe James Franco.
Këtë vit Akademia ka zgjedhur të kthehet në origjinat e saj, duke bërë të mundur që kjo mbrëmje të drejtohej nga një aktro komik, siç ka ndodhur në të kaluarën me Steve Martin, Billy Cristal dhe Bob Hope.
r.b/NOA