English

Enigma e Silvester Cerrikut, nga hakmarrja te plumbi që e çoi në koma

E enjte, 8 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një ekzekutim i vërtetë në portin e Oulux, një zonë e vogël afër Alta Valle Susa në Itali. Një i ri shqiptar Silesvester Cerriku, 23 vjeç ishte viktimë e një sulmi të i cili prej disa ditësh po lufton mes jetës dhe vdekjes. I riu i cili jetonte si emigrant në Itali ishte ngritur si çdo mëngjes për të shkuar në punë në Corso Torino, ku ishte punësuar në Shërbimin e Gjelbërimit prej rreth një viti. 23 vjeçari ishte duke ecur qetësisht teksa u përplas nga një makinë e cila po ecte me shpejtësi dhe nga përplasja Cërriku thyeu këmbën e majtë...por nuk mbaroi me kaq. Pasi e shtypi, agresori zbriti nga makina dhe e qëlloi me plumb në kokë duke i përshkuar plumbin përmes trurit, duke bërë që të humbë një sasi të madhe gjaku. Sakaq pas kësaj autori i ngjarjes hipi sërish në makinë dhe u nis me shpejtësi, ndërsa disa shoferë pikasën të plagosurin dhe thirrën shërbimin e urgjencës. Pas kësaj Cerriku u dërgua me urgjencë në qendrën spitalore të Torinos në gjendje kome, duke e bërë gjendjen e tij shumë kritike. Ndërkaq nga ana e policisë kanë nisur hetimet për këtë ngjarje, teksa thuhet se nuk kishte ndodhur kurrë një gjendje e tillë në Oulux, ndërsa ndihma e vetme e policisë janë imazhet e regjistruara nga telekamerat e vendosura në ambientet e jashtme të një marketi në afërsi të vendit të ngjarjes. Ndërkaq sipas mjekëve i riu i cili prej 3 ditësh ndodhet në koma edhe nëse mbijeton, nuk do të jetë kurrë i vetëdijshëm. Nga ana e xhaxhait të 23 vjeçarit thuhet se ka qenë familja e ish-gruas që e ka vrarë pasi u betuan se do hakmerreshin, pas vdekjes së vajzës së tyre. Në 3 shtator të vitit 2009, Silvester Cerriku u martua me një vajzë italiane nga Borgomanero të quajtiu Livia, ku nga martesa e tyre erdhi në jetë një djalë i cili aktualisht është dy vjeç. Por vetëm pak pas martese, problemet mes çiftit sa vinin e shtoheshin, deri në momentin që vajza u gjet e vdekur pasi kishte rënë nga kati i dytë. Siç raportojnë mediat italiane, pas kësaj ngjarje familjarët e Livias u betuan se do ta bënin të paguante për vdekjen e vajzës së tyre, pasi ndonëse nga ekspertiza nuk u verifikua hedhja e saj, pista më e mundshme ngeli vetëvrasja. Ndërkaq sipas miqve të të riut thuhet, se pas vdekjes së bashkëshortes, ai nuk dilte më as të shtunave për të pirë diçka, por punonte i sforcuar me shpresën për të rimarrë djalin, i cili që nga vdekja e së ëmës jetonte me gjyshërit. Nga ana e policisë ende nuk flitet për një pistë të qartë, ndërsa dyshimet kryesore lidhen me familjarët e ish-gruas. a.y/NOA

Në foto: Silesvester Cerriku

KOMENTE