English

Është ende epoka e 9/11

Osama bin Laden është i vdekur. I vdekur është dhe Sadam Husein, Abu Musab al-Zrakavi dhe shumë anëtarë të tjerë të Al Kaidas. Kalid Shaik Mohamed është në pritje të gjykimit të tij ushtarak Nga Ross Douthat Xhorxh Bush është në shtëpi, Dik Çejni është në turne për librin e tij e madje edhe Xhen Dejvid Petraus nuk është më gjenral meqë i ka tragtuar yjet ushtarake në shkëmbim të një pozite në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës.

Por në prag të 10 vjetorit të rënies së kullave binjake, ne ende jemi duke jetuar në epokën e 9/11.

Emrat dhe fytyrat janë të ndryshëm, Shtëpia e Bardhë ka ndërruar përbërjen dhe shteti ka ndërruar shikimin nga luftërat e largëta në krizën ekonomike në vend.

Por, politika e jashtme amerikane është ende e përcaktuar nga zgjedhjet që liderët tanë patën bërë në kohën kur u krijua “ground zero” dhe nga objektivat të cilat ata patën caktuar atëkohë.

Qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj botës ishte kryesisht e ndikuar nga 9/11 dhe, asgjë që ka ndodhur që nga atëherë, nuk ka fikur atë transformim.

Natyra e këtij transformimi ishte taktike: një zhvendosje nga qasja për kërkimin e drejtësisë në qasjen anti-terrorizëm që rriti hetimet, arrestimet dhe ndjekjet penale e deri në qasjen e kohërave të luftës që rriti burgosjet, marrjen në pyetje të njerëzve dhe vrasjet.

Pjesa tjetër ishte strategjike: një vendim të cilin e kërkoi siguria kombëtare e Amerikës për të promovuar demokracinë përgjatë botës myslimane-sipas nevojës edhe me përdorim të armëve-se sa me pranimin e atij lloji të stabilitetit të cilin diktatorë të shumtë kishin premtuar ta ofrojnë.

Këto dy zhvendosje përbëjnë politikat më të kundërthënëshme të administratës Bush-nga Guantanamo Bej dhe “performaca e jashtëzakonshme” e deri të invadimi i Irakut dhe përpjekjet shtet-ndërtuese të cilat pasuan.

Disa nga këto politika datojnë nga koha e mandatit të dytë të Bushit, por transformimi i tërësishëm qëndroi.

Ai qëndroi gjithashtu pas ardhjes në pushtet të Barak Obamës. Ne ende gjendemi në një luftë kundër grupeve terroriste-ku përfshihen burgimet e pafundme, sulmet e aeroplanëve e mjeteve të tjera të telekomanduara dhe luftën e fshehtë e cila kishte zemëruar liberalët në kohën e presidencës së Bushit.

Në ndërkohë, mandati i parë i Obamës ka mbështetur përpjekjet për shtet-ndërtimin në Afganistan, ndryshimin e regjimit në Libi, një zonë e mundshme permanente e ndikimit ushtarak në Irak, dhe zbatimi gradual-në kohën e pranverës arabe- i agjendës retorike të Bushit mbi lirinë.

Pyetja është nëse kjo vazhdimësi është dëshmi për sukses apo nëj shembull për vazhdimin e kursit, pjesë e të cilit janë të gjitha qeveritë.

Këtu vlen të parashtrohen një varg pyetjesh të njohura të Ronald Reganit: A jemi më mirë se sa para 10 vitesh?

Kësaj mund t’i përgjigjemi me “Po” kur bëhet fjalë për aspektin anti-terrorist, ku hija jonë ka zvogëluar kapacitetin e armiqve tanë për të na dëmtuar në mënyra të ndryshme që mund të jenë përdorur para 9/11.

Nëse theksojmë se pas 10 vitesh gjërat do të mund të dukeshin ndryshe, nuk e ndryshon faktin që strategjia jonë pas 9/11 ka qenë e ndërlidhur me rënien e vazhdueshme të pozitës së Amerikës në botë.

Në këtë kontekst, fakti që presidenti Barak Obama ka mbajtur Shtetet e Bashkuara të ngatërruara me okupimet dhe ndërhyrjet në botën myslimane nuk dëshmon që strategjia jonë është duke funksionuar.

Kjo është një shenjë që tregon se ai nuk di se si të na nxjerr jashtë kësaj. "New York Times"

KOMENTE