Filipine, 8 Shtator NOA - Ka përfunduar makthi i banorëve të Bunawan, qytezë e provincës së Agusan Del, në jug të Filipineve.
Pas një gjuetie që ka zgjatur prej më shumë se 3 javësh, banorët e vendit së bashku me një grup ekspertësh, gjatë një nate, arritën të kapnin krokodilin gjigand mashkull, i cili ishte i gjatë 6,4 metër dhe peshonte një tonelatë.
Ky zvarranik i përmasave jo normale ka vrarë persona të ndryshëm dhe bagëti të zonës.
Bëhet fjalë për një prej ekzemplarëve më të mëdhenj të kapur gjatë viteve të fundit.
r.b/NOA