E enjte, 8 shtator 2011, NOA- Asambleja Kombëtare franceze është i pari parlament, që miratoi zgjerimin e ombrellës për shpërthimin e euros (EFSF). Deputetët votuan me shumicën e koalicionit konservator të djathtë të Presidentit Nicolas Sarkozy për zbatimin e programit. Ai mundëson gjithashtu ndihmat e reja të planifikuara për Greqinë. Asambleja Kombëtare miratoi edhe pikat e para të një programi shumë-miliardësh, përmes të cilit duhet të reduktohet deficiti shtetëror francez. Ai parashikon ndër të tjera taksa më të larta të duhanit, pijeve alkoolike, një taksë të re për pije të ëmbla të gazuara dhe taksa të veçantë për shumë të pasurit. Sipas qeverisë në Paris vetëm plani për ndihmat për Greqinë, i financuar nga fondi EFSF, do të rrisë borxhin e Francës, deri në vitin 2014 me rreth 15 miliardë euro. Deri në fund të kësaj jave projekti duhet të miratohet edhe nga dhoma e dytë e parlamentit, nga senati. DW/NOA