Tiranë, 9 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Pasi kapi plot 317 kilogramë, Pauline Potter ka hyrë zyrtarisht në librin e rekordeve, si gruaja më e rëndë në botë. Por 47-vjeçarja nga Kalifornia, tani thotë se dëshiron të humbasë në peshë në mënyrë që të mund të gëzojë përsëri jetën e përditshme. Më parë, Znj Potter mburrej se meshkujt mendonin se ajo ishte një “perëndeshë seksi”, por tani ajo është duke luftuar me jetën e përditshme, pasi nuk mund të kthehet dot në shtrat ose të përshtatet në makinën e saj. Ajo dëshiron të humbasë 230 kilogramë, në mënyrë që të jetë në gjendje për të vallëzuar, për të shkuar në udhëtime dhe për të qenë e aftë të ulet në një karrige në teatër. Mbajtësja e rekordit botëror fajëson edukimit e saj si arsye kryesore për mbipeshën. Ajo tha se të qenit mbipeshë, karakterizohet nga gjenet e trashëguara të saj. “Nëna ime peshonte 181 kilogramë ndërsa babai peshonte mbi 230 kilogramë.”-tha ajo. “Unë kam tetë motra dhe vëllezër, të cilët peshojnë mbi 130 kilogramë, me përjashtim të njërit prej tyre.” Znj Potter tha se ajo është shtyrë prej kohësh për të humbur peshë, por tani ka vendosur se është koha për të bërë diçka në lidhje me peshën e saj, pasi jeta e përditshme është duke u bërë shumë e vështirë dhe i duhet të mbështetet patjetër tek djali i saj për ndihmë. “Përsa i përket aktivitetit tim të përditshëm, është një fat i madh për mua dhe e falënderoj shumë djalin tim, i cili është gjithmonë i gatshëm dhe ka krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me mua. Ai më ndihmon të bëjë gjithçka që është e vështirë”. “Çdo gjë është e vështirë, nga veshja deri tek bërja e një dushi. Unë nuk mundem të vesh as çorapet e mia”, - ka thënë ajo. Znj Potter tha se një nga problemet e saj më të mëdha është se pëlqen të gjitha ushqimet, me përjashtim të lakrës turshi dhe se ajo hante çdo një orë ose dy. Znj Potter tha se ndihet keq për mënyrën e jetesës që ajo bën dhe se nuk do t’ia rekomandonte askujt. “Unë nuk di të shprehem se si ndihem, nuk është kënaqësi.”-tha ajo. “Nuk ka liri fizike”. a.k/e.t/NOA