English

Kreu i OSBE: Në vend të dialogut, opozita organizoi “21 Janarin”

Tiranë, 8 Shtator 2011 NOA – Në raportin që kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, mbajti sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, nuk i ka kursyer kritikat ndaj opozitës shqiptare. Që në fillim të fjalimit, kreu i OSBE tha se “ndërkohë që shmangte në mënyrë të përsëritur çdo përpjekje serioze për një angazhim politik konstruktiv në Kuvend, opozita u pa si organizatore e disa protestave publike, duke përfshirë këtu edhe ngjarjet e dhunshme të janarit 2011 në Tiranë”. Dhe duke u ndalur në ato që z.Uollfarth i quan ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011, përderisa hetimi, si ai i prokurorisë, edhe ai i Kuvendit, vazhdon, “duket me vend të thuhet thjesht se një protestë e organizuar nga partia kryesore e opozitës, Partia Socialiste (PS), çoi në përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë, si pasojë e të cilave vdiqën katër vetë dhe u plagosën shumë të tjerë”. Më tej në raport, kreu i OSBE shton: “Se si ndodhën këto vdekje dhe identifikimi i personave përgjegjës duhet të jetë fokusi i hetimeve që tashmë janë në proces e sipër”. e.t/NOA

Raporti i plotë i kreut të OSBE për Shqipërinë

KOMENTE