English

Libri i Gjeografisë: “Aleksandri i Madh ishte shqiptar”

Tiranë, 8 Shtator 2011 NOA – Shqiptarët duan të marrin “pronësinë” e gjakut të shqiptarit për Aleksandrin e Madh. Një gjë të tillë e pretendojnë si grekët dhe maqedonasit, por tani në “lojë” janë futur edhe shqiptarët, raportojnë një sërë mediesh të shkruara dhe televizive në Greqi. Proto Thema, Imerisia, News24Greece, etj., citojnë se në librin e Gjeografisë që po studiohet nga nxënësit e sistemit shtetëror parauniversitar në Shqipëri, thuhet se DNA e mbretit të Maqedonisë, Aleksandri i Madh, është shqiptare. Mediat greke nënvizojnë se teksti shkollor shqiptar e cilëson Aleksandrin e Madh si një hero të shqiptarëve. Gjithnjë sipas shtypit grek, libri ynë i Gjeografisë, vë në dukje se zona si Greqia verilindore, krahinat e Follorinës, Grevenasë, Janinës, Artës, Prevezës dhe Thesprotisë, janë krahina ku kanë jetuar shqiptarët jashtë shtetit shqiptar. “Janë shqiptare, krahinat që në vitin 1913 i kaluar Greqisë nga Konferenca e Ambasadorëve”, - citohet një pasazh i Gjeografisë së Shqipërisë. E më tej përmendet dhe teksti tjetër: Rrjedha e zhvillimeve historike, dëbimet e dhunshme që iu bënë shqiptarëve autoktonë dhe mungesa e të dhënave zyrtare po komplikojnë përcaktimin e rajoneve shqiptareGreqi por po komplikojnë sidomos problemet sociale dhe ekonomike të personave të këtyre zonave pasi ata kërkojnë të drejtat e tyre mbi pronën. Këto zona janë të vendosura në veriperëndim të Greqisë, në jug të Maqedonisë dhe Shqipëriajuglindje të Gjirit të Artës dhe përbëhet nga Çamëria, Follorina, etj ". e.t/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi22:30 - 08 Shtator 2011
    E mo ju lumca historianet e enverucit dhe te salinucit shkruani shkruani po na kujtoni si na i kane marre trojet te na perserisni se do na i marin akoma deri ne shkumbin ! Se me thene e verteta po i japim vete , po i jep vete salinuci e polluci po i jep vet dhe populli duke nderruar kombesi po i japim vete une dhe ti qe nuk ngrihemi te mbrojme truallet tona .