English

Marrja e provimeve në universitete: 6 në 10 femra të gatshme për të bërë seks

Romë, 8 shtator 2011 – Të dhënat vinë nga një sondazh i Universi Net. 6 në 10 studente janë të gatshme të bëjnë seks në shkëmbim të marrjes së provimeve. Një sondash i kryer nga Universi Net ka treguar se për të kaluar testet vajzat në universitetet italiane duken të gatshme pothuajse për çdo gjë, dhe gjashtë nga dhjetë prej tyre janë në dispozicion për të siguruar favore seksuale në këmbim të provimeve. Të dhënat vinë nga një sondazh i Universi Net, një grup i specializuar në përgatitjen e testeve universitare, i cili intervistoi 16.128 të rinj që edhe në ditët e fundit kanë tentuar testet e pranimit në të gjithë Italinë. Rezultati: Është ulur ndërhyrja e familjarëve dhe politikanëve për të kaluar provimin dhe është rritur numri i studenteve të gatshme të bëjnë seks në shkëmbim të pranimit në universitete. Hap përpara edhe për meshkujt. Në vitin 2010 numri i meshkujve të gatshëm që afronin shërbime seksuale ka qenë 14%, ndërsa një vit më vonë kjo shifër është rritur në 39%.

Kriza mesa duket është ndjerë edhe për studentët. Vitin e kaluar, 27% e tyre ishin të gatshëm të paguajnë për të kaluar testet, sot vetëm 6% janë të gatshëm për të hapur kuletat e tyre në këmbim të pasaportës në universitet. a.e./NOA

KOMENTE
  • Astrit Cerma19:08 - 08 Shtator 2011
    Po ne ku jemi?Ne se jemi,mbrapa c'ben qeverria per te arritur keto nivele?Pothuajse ne te gjitha fushat(Edhe arat besoj)kemi thyer dhe vazhdojme te thyejme rekorde.Ne se jemi perpara,c'bene qeverria qe nuk i publikon dhe nuk i rreklamon keto arritje?Po Parlamenti?Po...Kush tjeter?He..Ministriae e arsimit,e kultures,e sportit,e...me rradhe xhanem...Po Opozita...E palshme,e pa falshme,e pa falshme...