E enjte, 8 shtator 2011, NOA- Andrej Pejic, modeli i cili sfilon si grua dhe që pëlqen markat e veshjes shprehet se, “Kam vendosur të braktisë seksin tim, për ta përdorur trupin tim si një ekspresion artistik”. Pejic u bë i famshëm sepse sfiloi me fustane grash në disa nga pasarelat me famë botërore. Ndërkaq sipas të përmuajshmes Vogue, Andrej është e ardhmja e modës bashkëkohore. a.y/NOA