English

Nadal “bie” në sallën e konferencës për shtyp si pasojë e ngërçeve

Nju Jork, 8 Shtator NOA - Sapo kishte mbyllur me fitore ndeshjen e tij të tenistit kundrejt David Nalbandian, në Us Open në Nju Jork dhe sapo ishte futur në sallën e konferencës për shtyp për tu takuar me gazetarët.

Ishte pikërisht ky moment ku ai u sulmua nga një dhimbje e fortë ngërçesh në këmbën e djathtë.

Lojtari spanjoll nisi të ndiente dhimbje teksa po përpiqej të jepte përgjigje ndaj gazetarëve.

Dhimbja e detyroi atë të ndërpriste takimin dhe të rrëzohej nga karrigia për tu shtrirë në tokë, kjo në syrin e të gjithë gazetarëve prezent, të cilët u nxorën menjëherë nga salla.

Në ndihmë të tij erdhi vetë mjeku personal i Ndala, i cili i praktikoi një masazh në kofshë.

Sapo dhimbja kaloi, Nadal ka shpjeguar se ishte zënë nga dhimbje të forta si pasojë e ngërçeve në kofshën e djathtë.

r.b/NOA

KOMENTE