Holandë, 8 Shtator NOA - Kush është më i zoti për të përdorur sharrën elektrike?
Kjo pyetje mban përgjigjen: australianët.
Faktikisht kanë qenë pikërisht ata që kanë arritur të fitojnë “Timbersports Champions 2011”, kampionati botëror i prerjes së drurëve, që është zhvilluar në Roermond, në Holandë.
Skuadra e cila ka prejardhjen e saj nga Oqeania është ndjekur në vendin e dytë nga Zelanda e Re dhe nga SHBA që u rëndit e treta.
Sportistët pjesëmarrës të këtij edicioni vinin nga 22 kombe të ndryshme dhe janë sfiduar më goditje sëpatash dhe me instrumente zdrukthëtarie.
r.b/NOA