English

Një femër fut në sherr 4 djem, shkëmbim zjarri pranë pub Canon në ish-Bllok

Tiranë, 8 shtator 2011 NOA - Një femër dyshohet se është bërë shkaku i një sherri me armë në mjediset e një pub-i në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm pranë Canon, një lokal nate në pjesën e ish-Bllokut kur katër persona janë përfshirë në një sherr i cili përfundoi me përdorimin e pistoletave por që fatmirësisht nuk pati të lënduar. Efektivat e komisariatit të policisë nr.2, të cilët kanë në juridiksion zonën ku ndodhi ngjarja nisën hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Gjatë orëve të para të ditës së sotme janë shoqëruar rreth 10 persona të cilët sqaruan motivin e sherrit dhe dhanë gjeneralitetet për personat e përfshirë në sherr. Policia tha se është vënë në ndjekje të autorëve dhe për arsye hetimi nuk bëhen publike emrat e tyre. Sipas policisë katër djemtë kanë nisur një sherr fillimisht me fjalë për shkak të një femër të cilën e pretendonin dhe më pas qëlluan me armë zjarri. Burimet policore thanë se autorët janë të moshës 22-24 vjeç. e.t/NOA

KOMENTE