English

Pasqyra e shtypit, 8 shtator 2011

Tiranë, 8 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 8 shtator 2011.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Arvizu: Korrupsioni në ushtri vdekjeprurës. Programi i ri i SHBA-ve: Paaftësia e Ministrisë së Mbrojtjes humbi 5 mln dollarë”. Argumente të tjerë të gazetës veçojmë: “Të hënën në Tiranë. Kryediplomatët e Romës dhe Athinës mision ndërmjetësimi”; “Dhuna në Bashkinë e Tiranës, opozita kërkon seancë në parlament”; “Opinion nga Albin Kurti: Mbulesa”; “Boksieri rom vret babanë e tre fëmijëve”; “Përmbarimi: Bllokohen financat e ministrive”; “Doktoraturat: Liçencohen tre universitete private”; “Studimi, SHBA: Ja profesionet e të ardhmes”.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Skandali i Olldashit. Neni i kontratës: Monopoli skadon pas 40 vjetësh”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Prokuroria pushon hetimin për Griseldën, raporti mjekoligjor”; “Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin”; “Opinion nga Armand Shkullaku: Domatja e shtrenjtë e Vetëvendosjes”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “PS kërkesë PD-së: Pse nuk kontrollohet SHISH”. Në vijim të faqes së parë veçojmë argumentet: “Ndotja, Qeveria: Të zhduken varrezat e makinave”; “Eurodeputetët mesazh Shqipërisë: Lajme të mira kur politika punon”; “Olldashi: Sulme ndaj meje për një pallat pa leje”; “Monitorimi, gabimet në punë: 2 milion lekë gjobë infermierëve”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Rrjedhje toksike nga depot ushtarake të Qafëmollës. Skandali zbulohet në një kabllogramë të ambasadës amerikane”. Në faqen e parë veçojmë edhe titujt: “Besnik Bare: Përse ika nga PS-ja e Tiranës”; “Sajoi pengmarrjen, prokuroria liron Griseldën”; “Denoncoi për përdhunim merret e pandehur për gjobëvënie”; “Një dramë prostituimi në oborrin e parlamentit”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Bashkimi me Kosovën. Berisha në Prishtinë, ja porsitë e Withers”. Argumente të tjerë janë: “Sulo Gradeci çudit ish-Bllokun: 89-vjeçari luan bilardo me shokët’; “Gjoba ndaj Bombajt, artistja nën akuzë’; “Si vërtetohen vitet e punës kur nuk ke librezë”; “Itali-Greqi, dy ministra të Jashtëm në Tiranë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE