Tiranë, 8 Shtator 2011 NOA - Prokuroria e Tiranës, nis verifikimet për dyshimet mbi dhunë të ushtruar ndaj dy femrave nga Shefi i Policisë Bashkiake të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha, por edhe të akuzave të vetë Hoxhës. Burime zyrtare nga kjo prokurori i thanë sot agjencisë NOA se prokurorët e saj kanë nisur verifikimin e kallëzimeve si të dy femrave të dhunuara ashtu edhe i vetë Hoxhës që ka kallëzuar dy femrat Ndërkohë nga ana tjetër në prokurori, Florenc Hoxha ka edhe dy kallëzime penale me dyshimet për ushtrim dhune dhe veprime arbitrare në kohën kur ai ishte në krye të Komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. e.t/NOA
Këshilltarët e PS kërkojnë shkarkimin e kreut të Policisë Bashkiake
Interpelancë me Berishën për Bashkinë e Tiranës