English

Shefi i OSBE: Qeveria, sulme të ashpra Topit dhe Ina Ramës

Tiranë, 8 Shtator 2011 NOA – Qeveria shqiptare ka kryer sulme të ashpra verbale ndaj kreut të shtetit dhe kryeprokurores, nënvizon shefi i OSBE në raportin që mbajti sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Duke u ndalur në ngjarjet e 21 janarit të këtij viti, Uollfarth ndërsa kritikon opozitën që e quan organizatore të protestave të dhunshme, nuk kursen kritikat për sulme të Qeverisë ndaj institucioneve. “Në ditët që pasuan këto trazira, u vu re gjuha më e ashpër e përdorur ndonjëherë publikisht së fundmi nga të dyja palët, jo më pak edhe nga qeveria në sulmet ndaj Presidentit të Republikës dhe Prokurores së Përgjithshme, të cilat veçse acaruan edhe më tej një situatë tanimë të tensionuar”. Në vijim z.Uollfarth vlerëson se pas kapërcimit të asaj situate të nderë, “të gjitha palët duket se e kuptojnë tashmë se sjelljet e secilës prej tyre në këtë periudhë nuk ndihmuan shumë për të përmirësuar reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë”. Por z.Uollfarth nënvizon edhe faktin se “deri tani, as Prokuroria e Përgjithshme dhe as komisioni hetimor parlamentar nuk kanë qenë në gjendje të dalin me ndonjë rezultat të prekshëm”.

Kreu i OSBE: Në vend të dialogut, opozita organizoi "21 Janarin"

Raporti i plotë i kreut të OSBE për Shqipërinë

KOMENTE