English

Shërbimet sociale, krijohet harta e parë për Shqipërinë

Tiranë, 8 shtator 2011, NOA – Për herë të parë në Shqipëri do të funksionojë harta e shërbimëve sociale të ofruara nga institucionet shtetërore. Projekti është një bashkëpunim i Ministrisë së Punës dhe Unicef. Sipas përfaqësuesve të kësaj ministrie, nëpërmjet krijimit të hartës synohet të matet mbulimi i kërkesës së popullatës për shërbime sociale, mungesat qe kemi nga pikëpamja territoriale dhe e tipologjisë së shërbimeve si dhe rritja e aksesit të grupeve të ndryshme sociale ndaj shërbimeve që ofrohen. Harta e shërbimeve sociale do të bëjë të mundur identifikimin e vendndodhjes së shërbimeve sociale, grupeve të cilave i shërbejnë ose i ofrojnë shërbime sociale, shërbimet që ato ofrojnë (sociale, arsimore, shëndetsore, këshillimi, etj), kriteret e nevojshme për ta përfituar këtë shërbim, si dhe procedurat që duhet të ndiqen. Përfituesit e hartës do të jenë klientët, grupet në nevojë, pasi krijimi i një ëeb faqe interaktive, do t’i japë mundësinë individëve ose grupeve në nevojë t’i drejtohen ofruesit të shërbimit dhe të kerkojne sherbimin qe i nevojitet. Nëpërmjet kësaj faqeje, klientët do të identifikojne llojin e shërbimit, ofruesin, vendodhjen dhe kriteret për të përfituar shërbimin. Në këtë mënyrë klieneti mund t’i drejtohet ofruesit të shërbimit në mënyrë të pavarur.

Edhe institucionet në nivel qendror dhe lokal, që janë përgjegjës për referimin e rasteve që kanë nevojë për shërbime sociale, do të jenë përfituese nga hartëzimi i shërbimeve. Të gjitha institucionet, si (policia, organet e pushtetit lokal, qendrat shëndetësore, mësuesit ose punonjesit social ne shkolla etj), të cilat janë të detyruara nga ligji të referojnë rastet e kategorive në nevojë për shërbime specifike, përdorin këtë harte per te referuar individe apo grupe individësh në nevojë për këto sherbime. MPÇSSHB, si institucioni përgjegjës per hartimin e politikave sociale, do ta përdori këtë hartë për identifikimin e nevojës për shërbime specifike si dhe mbulesën me shërbime të grupeve të caktuara sociale. Pushteti vendor do ta përdore hartën në dy drejtime, së pari në drejtim të referimit dhe së dyti në drejtim të hartimit të politikave lokale për sherbime sociale. Në këtë hartë do të paraqiten te gjitha institucionet publike dhe jopublike. a.q/NOA

KOMENTE
  • Iris713:53 - 08 Shtator 2011
    mbas kaq vitesh po degjnj nje gje te mir per popullin shqiptar. Shpresoj te vihet sa me shpejt ne funksion.. E te ndihmoj njerzit qe kan me shum nevoj! Jo si ka qen gjithmon shoku e miku.. Shpresoj e uroj qe te funksionoj