Krujë, 8 shator 2011, NOA - Policia e Krujës ka nisur procedimin penal në mungesë ndaj shtetasit Agron Cena, 25 vjeç, banues në fshatin Bilaj Komuna Bubq Krujë, i dënuar më parë për vjedhje. Bazuar në punën hetimore të kryer rezultoi se ky shtetas, në fshatin Mazhë e Vogël Bubq Krujë, i ka marrë me forcë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit motoçikletën tip Lifan pa targa, nje thes miell dhe nje koli me pije freskuese shtetasit K.T., 51 vjeç, banues në fshatin Murqinë Bubq Kruje. Në vijim të veprimeve hetimore u bë edhe sekuestrimi ne cilesine e proves materiale ne fshatin Lalez Ishem Durres i armës së krimit, automatik model 56 me një kreher, si dhe produkteve ushqimore të vjedhura. a.q/NOA