Livingston, 8 shtator 2011, NOA - Një nënë e re e dy fëmijëve, është vrarë nga i dashuri pasi nuk i ka përgatitur bukën me hudhër. Fëmijët e të ndjerës ishin duke fjetur kur nëna e tyre është vrarë me 30 goditje thike nga Jamie Ellis, i dashuri i saj në Dedridge, Livingston, Britani e Madhe. Gotip Alami, 35 vjeçe është qëlluar pandërprerë me thikë për shkak se nuk i kishte përgatitur bukën me hudhër për darkë. Ellis i ka thënë policisë se e ndiente që marrëdhënia e tyre ishte drejt fundit. "Nuk mund ta imagjinoja me askënd tjetër, unë e doja shumë atë", ka thënë ai. Familja e gruas ka kërkuar kthimin e dënimit me vdekje. Trupi i gruas u gjet në shtrat në dhomën e ndenjjes me plagë thike në kokë, gjoks dhe kyçet e duarve. Ellis u dorëzua në polici duke thënë se "nuk donte që kjo të kishte ndodhur." a.e./NOA