English

Yndyra mund të ndihmojë obezët kundër shëndoshjes

E enjte, 8 shtator 2011, NOA- Yndyrë për të luftuar shëndetin, mund të jetë ky çelësi për tu ardhur në ndihmë obezëve që të humbin peshë. Sipas shkencëtarëve australianë, e ashtuquajtura yndyra brune e cila djeg kalori dhe është e depozituar rreth qafës të së sapolindurve për të siguruar që ata të jenë të ngrohtë, reduktohet me rritjen e fëmijëve. Kjo sasi mund të ndihmojë në uljen e yndyrës së tepërt të bardhë, e cila magazinon energji. Shkencëtarët e institutit të kërkimeve mjekësore Garvan në Sidnei kanë arritur të prodhojnë një lloj yndyre kafe në mënyrë laboratorike, duke përdorur qeliza stabile të të rriturve, me shpresën për tu ardhur në ndihmë të shëndoshëve. a.y/NOA

KOMENTE
  • Anizel21:16 - 08 Shtator 2011
    ..........jo po ta dini hani hani se shiko sa bukur dukeni.....