Tiranë, 9 shtator, NOA- Aleanca Kuq e Zi do të reagojë sot për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Me anë të një njoftimi për mediat, përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi njoftojnë se sot do të dalin me një deklaratë në orën 10:00, pranë zyrave të AK në Tiranë. AK i cilëson bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë si të fshehta. Reagimi i AK vjen pas vizitës që bëri dje në Tiranë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Yannis-Alexis Zepos. Zepos u takua me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Edhe pse zyrtarisht asnjë prej institucioneve nuk ka pranuar se do të flitet për çështjet e kufirit, mediat kanë aluduar se vizita e Sekretarit lidhet me çështjen e paktit detar. a.k/NOA (vijon...)