English

Arrestohet i kërkuari për vrasje në Itali

Tiranë, 9 shtator, NOA – Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia shqiptare për llogari të policisë italiane. Agim Avdulla Belba, 48 vjeç banues në Kavajë, është arrestuar dje në Kavajë pasi drejtësia italiane e ka dënuar atë për vrasje. Konkretisht, Prokuroria e Republikës Italiane, pranë Gjykatës Apelit Firence, ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për shlyerjen e dënimit prej 4 vjet e 9 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penal të “Vrasjes me Dashje”. Drejtësia italiane e ka shpallur në kërkim Belbën dhe me anë të zyrës së Interpolit në Tiranë, u bë dhe arrestimi i tij. a.k/NOA

KOMENTE