English

Bulqizë, ACR: Kush nuk kthehet të hënën në punë, i larguar

Bulqizë, 9 shtator 2011, NOA - ACR u ka bërë edhe sot thirrje minatorëve ti rikthehen punës ditën e hënë 12 shtator, ora 7.00. “Punonjësit që nuk do të paraqiten në vendet e tyre të punës do të konsiderohen se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e kompanisë ACR. Kompania siguron minatorët që do ti rikthehen punës se do të përfitojnë menjëherë rritjen 20% të pagës, përmirësimin e kushteve të punës si edhe informacion dhe transparencë të plotë për investimet në minierë, kërkesa këto të plotësuara nga ACR që ditët e para të grevës”, thuhet në deklaratës e kompanisë që ka marrë me koncesion minierën e Bulqizës. Për të lehtësuar gjëndjen e vështirë financiare të punonjësve dhe familjeve të tyre si pasojë e kësaj greve të jashtëligjshme, ACR do të akordoje nje asistencë të vecantë me vlerën e 20 ditë pune si dhe do t'u paguajë minatorëve rrogën e 13-te brenda javës së ardhshme. a.q/NOa

KOMENTE