English

Familjarët dhe miqtë e gjyqtarit Konomi flasin për minutat para atentatit

Tiranë, 9 Shtator 2011 NOA – E veshur me mister ende ngjarja që i mori jetën Skerdilajd Konomit (në foto), paraditen e sotme në qendër të qytetit të Vlorës.

Në përpjekje për të zbardhur atentatin e frikshëm, dosjen e ka marrë në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Drejtimin e hetimit e ka marrë zëvendësprokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda, Kostaq Beluri si dhe prokurori Adnan Xholi

Mësohet se pasdreken e sotme janë pyetur familjarët e tij për problemet e mundshme që mund të ketë pasur i ndjeri.

Po ashtu janë thirrur dhe marrë në pyetje edhe dëshmitarët që ishin të pranishëm në momentin e shpërthimit fatal.

Kurse bëhet e ditur për agjencinë NOA, janë marrë në pyetje edhe personat me të cilët kanë pirë kafe në Skelë, bashkë me viktimën e atentatit.

Hetuesit kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes së bashku me ekspertët e policisë. Dy shokët me të cilët Skerdilajd Konomi ka pirë kafe para se të shkonte në punë në një lokal në Skelë, kanë folur me hetuesit lidhur me minutat që i paraprinë tragjedisë.

e.t/NOA MINUTE PAS MINUTE ME NGJARJEN

RAPORTIMET

Gjykata e Lartë reagon për vrasjen në Vlorë: Ndjehemi të kërcënuar

PS dënon vrasjen e gjykatësit: Alarm për qytetarët e Shqipërisë

Vrasja e gjyqtarit, krerët e drejtësisë raportojnë te Presidenti

Topi, takime urgjente me kreun e SHISH, Prokurorisë e Policisë

Vlorë, policia: 100 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit të gjyqtarit VIDEOT Presidenca për masakrën e Vlorës

Spahiu flet për atentatin e Vlorës

Shpërthim fatal në Vlorë

KOMENTE