Fier, 9 shtator 2011, NOA – Gjendet i vdekur pas disa javësh kërkimi një 74 vjeçar. Policia e Fierit njoftoi se rreth orës 21.30, të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Qarr te rrethit Fier, në një kanal pranë shkollës së këtij fshati, është gjetur kufoma e shtetasit Kovaç Xhafa, 74 vjeç, banues në fshatin Bashkim të rrethit Fier. Në vijim të veprimeve hetimore, rezuloi se ky shtetas ka qenë i larguar nga banesa, dhe është shpallur në kerkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier, më datë 27.08.2011. Vazhdon puna për zbardhjen dhe rrethanat e kësaj ngjarje. a.q/NOA