Tiranë, 9 shator 2011, NOA - Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 shtator në orën 12:00 seancën gjyqësore ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Relatori Ardian Dvorani, për arsye shëndetësore nuk ka mundur të paraqitet në sallën e gjyqit, gjë që ka çuar në vendimin për shtyrje të seancës. Në kanë qënë të pranishëm vetëm dy avokatët e ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Sot pritej përcaktimi i ekspertëve të rinj, të cilët do të verifikojnë videoregjistrimin, pas dy ekspertimeve të shfuqizuara të specialistëve amerikanë dhe anglezë. Disa javë më parë Kolegji Penal në Gjykatën e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video, e cila ka vënë nën akuzë ish ministrin e ekonomisë së asaj kohe. Ilir Meta, ish kryeministër dhe ish ministër në kabinetin Berisha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme, për korrupsion. Shkak u bë publikimi në media i një video ku ai shfaqej me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, në një bisedë për disa tendera të ministrisë së Ekonomisë. Meta e ka cilësuar videon si një manipulim dhe shantazh të Priftit ndaj tij. a.q/NOA