Lushnje, 9 shtator, NOA – Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se është atutori i grabitjes së një sasie të konsiderueshme lekësh. Delir Alem Graci, banues në Lushnje, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit me iniciale M.K, një shumë parash prej 5000 dollarësh amerikan dhe shumën prej 200.000 lekësh. Graci ka shfrytëzuar një moment kur nuk kishte njëri në bazën e qytetarit M.K dhe ka marrë andej të gjitha paratë që ka gjetur. Policia ka nisur procedimin penal ndaj tij, ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 25-vjeç. a.k/NOA