English

Halimi në Vlorë: Atentati do të zbardhet shumë shpejt

Vlorë, 9 shtator 2011 NOA - Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, zhvillon një takim me dyer të mbyllura në drejtorinë e Policisë së Vlorës, me drejtues vendorë dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Takimi u bë pa praninë e mediave. Më pas z.Halimi doli me këtë deklaratë: “Kjo ngjarje, do të zbardhet shumë shpejt, ndërsa autorët e krimit do të dalin përpara përgjegjësisë”, ka deklaruar ministri Halimi. “Këtë ngjarje do të mund ta zbardhim nëpërmjet dëshmitarëve të gatshëm, ne kemi shumë besim në deponimin e tyre”. Ministri shkoi dhe në shtëpinë e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, ku ka ngushëlluar familjarët dhe të afërm e miq. Duke e dënuar krimin, z.Halimi e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit të gjykatës së Rrethit të Vlorës, si një goditje tepër të rënde për vetë shtetin. e.t/NOA

RAPORTIMET Familjarët dhe miqtë e gjyqtarit Konomi: Minutat para atentatit

Gjykata e Lartë reagon për vrasjen në Vlorë: Ndjehemi të kërcënuar PS dënon vrasjen e gjykatësit: Alarm për qytetarët e Shqipërisë Vrasja e gjyqtarit, krerët e drejtësisë raportojnë te Presidenti Topi, takime urgjente me kreun e SHISH, Prokurorisë e Policisë Vlorë, policia: 100 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit të gjyqtarit

VIDEOT

Presidenca për masakrën e Vlorës Spahiu flet për atentatin e Vlorës Shpërthim fatal në Vlorë

KOMENTE