English

Interpol lëshon urdhër arresti për Gadafin

Tripoli, 9 shtator 2011, NOA – Muamar Gadafi shpallet në kërkim ndërkombëtar. Mediat botërore publikuan sot paradite lajmin se Interpoli ka urdhëruar arrestimin e ish-liderit të Libisë, Muamer Gadafi, djalit të tij, Saif al-Islam, dhe shefit të inteligjencës, Abdullah al-Senusi. Për kapjen e tre personave Interpoli ka kërkuar ndihmën e 188 vendeve anëtare pas kërkesës së prokurorisë së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime. Gadafi dhe dy të tjerët akuzohen për krime kundër njerëzimit. Vendndodhja e Gadafit mbetet e panjohur, ndonëse vetë ai, përmes një audio-mesazhi të bërë publik ditë më parë, ka hedhur poshtë spekulimet se është larguar nga vendi. a.q/NOA

KOMENTE