Kanada, 9 Shtator NOA - “Cyborg” janë mes nesh.
Rob Spence, një kanadez 35-vjeçar, ka instaluar një video-kamera në brendësi të bulbës okulare pasi ka humbur njërin sy që kur ishte fëmijë.
Tani, falë “syrit” të tij, regjistron gjithçka shef dhe ka realizuar një dokumentar i cili i dedikohet atyre personave që, pas aksidenteve që i kanë ndodhur, kanë vendosur ti drejtohen teknologjisë: “Është vetëm – pohon Spence – në të ardhmen do jenë gjithmonë e më të pranishëm ‘cyborg’”.
Rreth 19 vite më parë, si pasojë e një incidenti me pushkë, Rob humbi shikimin e syrit të djathtë. Gjashtë vite më parë, mjekët si pasojë e gjendjes së përkeqësuar, vendosën që t’ia hiqnin syrin.
“Çdo person që humbet njërin sy nuk mendon gjë tjetër përveçse zëvendësimit të tij. Në këtë mënyrë nisa të kontaktoja shkencëtar dhe inxhinierë dhe dy vite më parë, kisha në duar prototipin e syrit tim të ri. Time Magazine e futi atë në inovacionet më të mirë të vitit”.
“Jam një regjisor dokumentarësh dhe diçka e tillë më çon të mendoj vazhdimisht për ide të reja, inovative. Bota jonë është plot me video-kamera, madje dhe shumë mikroskopike. Është e mjaftueshme për të parë në celularin tuaj për të vënë re diçka të tillë. Nga kjo ka nisur dhe ideja për të futur një të tillë në syrin tonë”,- përfundoi Spence.
r.b/NOA