PresidentI Barak Obama bëri thirrje në një sesion të përbashkët të Kongresit për t’i dhënë fund “cirkut politik” në Uashington, siç u shpreh ai, dhe për të miratuar me shpejtësi ligjin për krijimin e vendeve të që ai do t’i dërgojë shpejt Kongresit. Presidenti e kishte hartuar fjalimin për të intensifikuar presionin ndaj republikanëve se si të trajtohet niveli i lartë 9.1 përqind i papunësisë dhe si të rregullohet gjendja financiare e vendit. Në përgjigje të thirrjes së demokratëve për të paraqitur propozimet më agresive të mundëshme, zoti Obama paraqiti një paketë prej 450 miliardë dollarësh, duke përfshirë shkurtime taksash për punonjësit dhe punëdhënësit, si dhe nisma për bizneset që të hapin vende pune. Billi i tij i shpenzimeve, të cilin ai e quajti Akti i Punëve për Amerikanët do të shqyrtohet dhe do të votohet fillimisht nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku republikanët kanë shumicën. Presidenti Obama tha se Akti do të shërbejë si nxitje për ekonominë e ngecur amerikane. "Po i dërgoj Kongresit një plan që duhet ta miratojë menjëherë. Ai quhet Akti i Punëve për Amerikanët. Nuk duhet të ketë asgjë kontradiktore lidhur me këtë ligj. Çfarë do të përfshihet në të është mbështetur si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët, përfshirë shumë prej atyre që janë sonte në këtë sallë. Gjithçka që përmban ky projekt-ligj ësht e paguar. Gjithçka”. Fjalimi i zotit Obama vjen një muaj pas betejave të vështira politike me republikanët lidhur me mënyrën e uljes së deficitit qeveritar dhe borxhit kombëtar prej 14 trilionë dollarësh. Kompromisi i arritur në muajin korrik për një trilion shkurtime në shpenzimet u kushtëzua me ngritjen e kufirit të borxhit, por çoi gjithashtu në uljen e klasifikimit të kredisë së qeverisë amerikane. Zoti Obama teksoi se mbështetjen dy partiake të së kaluarës për propozimet në paketën e tij për hapjen e vendeve të punës. Ai u bëri thirrje demokratëve dhe republikanëve për t’i dhënë fund luftës politike dhe të krijojnë punë për njerëzit, si dhe të vënë përsëri në lëvizje ekonominë. "Populli i këtij vendi punon shumë për të përmbushur përgjegjësitë. Çështja sonte është nëse ne do të përmbushim përgjegjësitë tona. Çështja është nëse përballë krizës kombëtare, ne mund t’i japim fund cirkut politik dhe të bëjnë realisht diçka për të ndihmuar ekonominë, nëse do të jemi në gjendje të rivendosim drejtësinë dhe sigurinë që ka karakterizuar vendin tonë që prej fillimit”. Ndër aspektet kryesore të planit përfshihen rindërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës dhe shkollave amerikane, ndihma financiare për qeveritë shtetërore dhe lokale me buxhete të vogla, kualifikimet në punë për të ndihmuar në punësimin afat gjatë, si dhe masa për të nxitur marrjen në punë të veteranëve të ushtrisë. Presidenti Obama tha se amerikanët shumë të pasur dhe korporatat e mëdha duhet të paguajnë më shumë duke eliminuar përfitimet nga taksat dhe përsëriti thirrjen për një plan të balancuar që do të përfshinte “ndryshime modeste” në programet e shtrenjta qeveritare të kujdesit shëndetësor. Presidenti parashikon t’i dërgojnë Kongresit një plan më ambicioz brenda 10 ditësh që do të përfshijë koston e hapjes së vendeve të reja të punës dhe masat për të stabilizuar borxhin amerikan në një periudhë afatgjatë. Zoti Obama po i kërkon komisionit dy partiak të Kongresit që u krijua për t’u marrë me borxhin dhe deficitin të gjejë mënyra për të kursyer edhe 1.5 trilionë dollatë të tjera. Në ragimin fillestar, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bejnër tha se propozimet e presidentit “meritojnë të shqyrtohen” dhe shtoi se shpreson që presidenti t’i shikojë me seriozitet propozimet e Republikanëve. Republikanë bënë vlerësime më të ashpra. Senatori republikan, Orin Heç u shpreh me skepticizëm, por tha se do të priste për hollësitë e planit. "Do ta shikoj me vemendje dhe shpresoj ta mbështes presidentin, por tani për tani më duket se nuk ka asgjë të re”. Në komentet e tyre, demokratët më me influencë vlerësuan presidentin, duke thënë se ai ka paraqitur propozime të arsyeshme për goditur papunësinë që do të paguhet në kuadër të përpjekjeve për uljen e borxhit dhe të deficitit. Presidenti tha se do të udhëtojë në javët e ardhëshme për të kërkuar mbështetjen e publikut amerikan për propozimet e tij dhe u bëri thirrje amerikanëve t’i thonë Kongresit se nuk mund të rrijë duar kryq. NOA/VOA