English

Pasqyra e shtypit, 9 shtator 2011

Tiranë, 9 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 9 shtator 2011. Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; ‘Kabllo-Ministrat, çfarë shkruhet për secilin nga anëtarët e qeverisë”, i cili flet për dokumentet e Wikilekas. Disa tituj të tjerë janë; “Rrihet ‘shamikuqja’ e seks-skandalit të Kamzës”, “Jeta sot e Taulantit që kërkonte një motër”.

Gazeta “Panorama”, ka si argument kryesor; “Afera e Olldashit, firma mund ta shesë monopolin”, i cili flet për licensat e Ministrisë s Transporteve. Disa tituj të tjerë janë; “Berisha: Presidenti do të zgjidhet me 71 vota. Unë nuk kandidojë, kam nisur fushatën për 2013”, “Basha: Ja ç’ndryshon në Tiranë me planin urbanistik”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Tenderi 15 milionë, Italia i kërkon llogari Olldashit”, i cili flet për marrëveshjet e Ministrisë së Transporteve. Disa tiuj të tjerë janë; “Berisha: Presidentin e ardhshëm do e zgjedh mazhoranca”, “Luan Hoxha: Nuk kam biseduar për Shkëlzenin”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Athina kërcënon Tiranën nga Prishtina”, i cili i referohet qëndrimit të ministrit grek dje në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë; “Moisiu: Prokuroria të nisë hetimet për skandalet e rënda”, “Wikileaks: Konferenca islamike asnjë ndikim për Kosovën”, “Opozita, akuza për struktura paralele”, “Sheshi “Skënderbej”, “anulim loje””.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; OSBE: PS organizoi dhunën e 21 janarit”, i cili flet për raportin e organizatës së dorëzuar në Vjen. Disa tituj të tjerë janë; “Berisha: Bamir Topi, mund të ishte nënkryetar i PD”, “Kuçovë, Përkrahu Arben Malajn, shkarkohet kreu i PS”, “Hoxha: U takova me Uidhers, nuk fola për Shkëlzenin”, “Kryeministri konfirmon: Nuk rritet mosha e pensionit”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE