English

PDIU: Gjyqtari i vrarë, kush di atentatorin të flasë

Tiranë, 9 shtator 2011 NOA - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon ashpërsisht aktin terrorist që solli në vdekjen e bashkëqytetarit tonë, gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Gjyqtari Konomi ka qenë njëri ndër gjyqtarët e rinj më të spikatur dhe vrasja e tij përbën një atentat jo vetëm për sistemin gjyqësor por në përgjithësi për shoqërinë shqiptare. PDIU thotë se ndan dhimbjen me familjen e viktimës dhe i dëshiron ngushëllimet më të sinqerta.

Tani, është momenti, që të gjitha institucionet shtetërore të vihen në kapacitet të plotë në veprim për arrestimin dhe dënimin e autorëve të këtij akti makabër.

Për shtetin dhe kombin shqiptar, vrasja e një qytetari në formë të tillë, përbën një akt të rëndë, që duhet të zbardhet sa më parë.

Aq më tepër, kur ky qytetar është funksionar i lartë i shtetit e vrasja e tij mund të ketë të bëjë me detyrën e tij shtetërore, siç është një ndër pistat e policisë.

PDIU i bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë indicie ose njohuri rreth autorëve të ngjarjes t'i paraqesin sa më parë për polici, në mënyrë që ky akt të gjejë dënimin e merituar.

e.t/NOA

RAPORTIMET Familjarët dhe miqtë e gjyqtarit Konomi: Minutat para atentatit

Gjykata e Lartë reagon për vrasjen në Vlorë: Ndjehemi të kërcënuar PS dënon vrasjen e gjykatësit: Alarm për qytetarët e Shqipërisë Vrasja e gjyqtarit, krerët e drejtësisë raportojnë te Presidenti Topi, takime urgjente me kreun e SHISH, Prokurorisë e Policisë Vlorë, policia: 100 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit të gjyqtarit

VIDEOT

Presidenca për masakrën e Vlorës Spahiu flet për atentatin e Vlorës Shpërthim fatal në Vlorë

KOMENTE