SHBA, 9 Shtator 2011 NOA - Përmes një studimi të pluhurave hapësinorë ka mbërritur një teknologji e re për pastrimin e shtëpive.
Nga teknologjia në bazën e heqjeve të pluhurave kozmik të sondës japoneze Nozomi, është ndërtuar një fshesë elektrike e cila është në gjendje të masë nivelin e pastërtisë së dyshemesë.
Pluhurat e pranishëm në Tokë, në veçanti ato metalikë dhe super të hollë, të gjeneruar nga djegia e motorëve të makinave apo fabrikave, mund të prodhojnë dëme të mëdha për shëndetin.
r.b/NOA