SHBA, 9 Shtator 2011 NOA - Queens Park Rangers ëndërron David Beckham. Presidenti i ri i klubit, Tony Fernandes, në profilin e tij në Twitter, ka rrëfyer dëshirën e tij për të sjellë në skuadër mesfushorin e Los Angeles Galaxy.
“Mendoj se ardhja e një lojtari si David në skuadër do të ishte diçka shumë e madhe. Një marrëveshje e tillë ka qenë gjithmonë në planet e mia.
Sipas Daily Mail, është kryer një takim i parë mes QPR dhe Beckham, i cili është i lidhur me klubin amerikan me një kontratë që skadon në nëntor.
Megjithatë 36-vjeçari anglez ka lënë të kuptohet se do të mendojë për të ardhmen e tij vetëm pas skadimit të kontratës me Galaxy.
r.b/NOA