Shkodër, 9 shtator 2011, NOA – Një 12 vjeçar, me inicialet K.M, ka humbur jetën duke luajtur në gërmadhat e një ndërtese të shembur nga policia ndërtimore. Vogëlushi, sipas burimeve policore ka qenë duke luajtur bashkë me moshatarët e tij, tek një objekt i prishur një ditë më parë nga policia ndërtimore e Shkodrës Soleta e ndërtesës së prishur ka rënë, duke i marrë jetën 12-vjecarit, ndërsa kanë shpëtuar bashkëmoshatarët e tij. Prej disa kohësh nga bashkia e Shkodrës ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimevë pa leje, pjesë e të cilit ka qenë edhe godina, nënë rrënojat e së cilës është gjetur trupi i pajetë i 12 vjeçarit. a.q/NOA